Klubi i futbollit Gjilani tashmë edhe zyrtarisht ka pronarë të rinj. Gjilanit përmes një postimi, të martën ka njoftuar se klubi tashmë është në duart e grupit të ri të aksionarëve. Grupi i aksionarëve përfaqësohet nga Afrim Veliu, që është edhe president i ri i klubit.
Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami janë aksionarët e tjerë.
Nga Gjilani është larguar Florim Zuka, që e bëri klubin prej më të mëdhenjve në Kosovë.
Për një kohë Gjilani është përballur me krizë të thellë, që tashmë është kaluar.
“Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.