Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është duke u zhvilluar ndeshja e barazhit mes Gjilanit dhe Besës.
Pjesa e parë i ka takuar skuadrës së kuqe, të cilët janë në epërsi minimale falë golit të Keita Razak (24’).
Por ndeshja duket e hapur, edhe pse rastet janë të rralla, shkruan lajmi.net.
Rast ideal për Besën pati Donat Sheqerolli që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagoi në momentin e fundit.
Gjilani pretendoi për një penallti, pasi sipas tyre Haxhaj kishte luajtur me dorë, por i këtij mendimi nuk ishte gjyqtari Maloku dy minuta para fundit të pjesës së parë.