Gjilani dhe Drita kanë barazuar me rezultat 1:1 në derbin lokal që mori fokusin e xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.
Vendësit madje kishin epërsinë ndaj liderit, kur Ergon Hyseni realizoi në minutën e 34-t.
Mirëpo, epilogu u vendos që në pjesën e parë, kur në minutën e tretë të lojës shtesë, Kastriot Rexha barazoi për Dritën, dhe kështu edhe u përmbyll takimi.
Drita vazhdon të jetë në pozitën e parë me 60 pikë, me tri pikë më shumë se Prishtina, e cila po ashtu sot nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferronikelit.