Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook ka njoftuar se është duke u përfunduar zgjerimi në hyrje-daljet e Gjilanit dhe se ato rrugë do të jenë moderne dhe të pajisura me të gjitha elementet përcjellëse.
Ndërsa për Ferizajn, Lekaj ka shkruar se do të jetë destinacioni i radhës për infrastrukturë.
“Gjilan, po i zgjerojmë hyrje daljet e qytetit, ato do te jenë me të gjitha elementet përcjellëse. Rrugë moderne për qytetin tuaj modern! Urime…! Nesër, Ferizaj është qyteti që do ta kemi destinacion infrastrukturor…!”, ka shkruar ministri Pal Lekaj, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.