Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk tregoi fitues.
Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, me rezultatin 0:0, shkruan lajmi.net.
Të dy skuadrat treguan shanset e tyre, por nuk arritën të konkretizojnë për të gjetur rrugën e golit, duke bërë që në fund të ndahen me nga një pikë.
Ky rezultat nuk i shkoi në favor asnjërës prej skuadrave që ishin në fushë. Ballkani si lider i tabelës i gëzohet këtij rezultati, pasi ka mundësinë tashmë për shkëputje.
Gjilani mbetet në pozitën e dytë, me 32 pikë të grumbulluara, kurse Prishtina me këtë barazim shkon në 31 pikë, për pozitën e katërt.