Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili, ka thënë se Gjilani pritet të pajiset me vaksinat AstraZeneca kundër COVID-19 të enjten ose të premten.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për procesin e vaksinimit dhe se në fund të javës kjo komunë do të pajiset me vaksinën anti-covid.
“Komunat që i kanë bërë parapërgatitjet e duhura për fillimin e procesit të vaksinimit do të pajisen me vaksinat AstraZeneca të enjten apo të premten”, tha Xhemaili.
“Në si komunë jemi ndër më të goditurat me raste aktive, kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e vaksinimit në këtë fazë të parë”, shtoi ai.
“Fillimisht parashihet vaksinimi i punëtoreve shëndetësorë dhe personave të moshuar”, është shprehur Xhemaili.