Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Gjilani ka marrë tre pikë të mëdha në Superligën e Kosovës, pas fitores 0:2 në Prishtinë.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Fiton Hajdari në minutën e 14’të të duelit nga pika e bardhë e penalltisë.
Prishtina kishte disa mundësi për të barazuar, por goditjet e lojtarëve kryeqytetas i ndali Koliçi.
Madje portieri i Gjilanit, Enea Koliçi priti edhe penalltinë e Endrit Krasniqit në minutën e 65’të të sfidës. E në fund të ndeshjes, Gerhard Progni ka shënuar edhe golin e dytë për Gjilanin, për ta vulosur fitoren e ekipit të tij.
Gjilani me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Prishtina bie në vendin e katërt me 11 pikë.