Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj skuadrës letone, Liepaja, me rezultat të ngushtë, 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Golin e fitores për gjilanasit e realizoi kapiteni Albert Dabiqaj, në minutën e 37-të, pas krosimit të Elton Cales.
Për dallim nga pjesa e parë kur skuadra e Zekirja Ramadanit e dominoi lojën, në pjesën e dytë ishin mysafirët që u treguan më të rrezikshëm, por fatmirësisht shifrat mbetën të pandryshuara.
Kësisoj, Gjilani do të udhëtojë pas një jave me epërsinë e një goli, por për ta mbyllur çështjen e kualifikimit e pret një punë jo e lehtë.