Gjilani do të jetë nikoqir i Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së tretë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Pas triumfit 0-1 në udhëtim te Feronikeli, skuadra e Ismet Munishit kërkon tri pikët e radhës në duel me klinasit.
‘Skifterat’ duan fitore në mënyrë që të barazohen me pikë me skuadrat si Drita, Ballkani e Drenica që kanë nga shtatë pikë.
Në anën tjetër ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka udhëtuar drejt Gjilanit për të shkaktuar befasi dhe për tu rikthyer në Klinë me pikë.
Tanimë dy trajnerët, Munishi i Gjilanit dhe Dallku i Dukagjinit kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Cale, Krasniqi.
Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Shala, Basriu, Kuçi, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Shabani, Merlaku, Chibueze.