Mbi 100 mijë euro janë premtuar nga një gala mbrëmje në Gjilan e cila u mbajt për t’iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri
Kjo ngjarje është mbajtur mbrëmë, derisa i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka falënderuar të pranishmit për kontributin.
“Mbi 100 mijë euro u premtuan sonte nga njerëzit e vullnetit të mirë. Jam krenar me solidaritetin e jashtëzakonshëm qytetar në mbështetje ndaj vëllezërve tanë në Shqipëri. Ju faleminderit pafund”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri mbetën të vdekur 51 njerëz e qindra tjerë u plagosën.
Ndihma në forma të ndryshme janë dërguar nga Kosova në Shqipëri, e përveç bizneseve, organizatave e institucioneve të ndryshme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro.