Komuna e Gjilanit në 24 orët e fundit ka regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus dhe po aq të shëruar.
Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se lajmi i mirë është se nuk kanë asnjë mostër në pritje.
“I kemi 10 raste të reja pozitive me COVID-19, por 10 të shëruar. Lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për testim në Gjilan. Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete”, ka shkruar ai në Facebook.