Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Drenicës, duke regjistruar fitoren e parë në shtëpi kundër këtij kundërshtari pas tri vitesh.

Skuadra gjilanase kaloi në epërsi në pjesën e parë me Armend Thaqin, i cili ishte i saktë nga pika e penalltisë.

Drenica pati mundësinë të barazonte shifrat, por Aurel Limani dështoi nga pika e bardhë, duke mos e shfrytëzuar rastin për ta rikthyer ekipin në lojë.

Në pjesën e dytë, Mevlan Zeka realizoi dy gola për të vulosur fitoren e Gjilanit me rezultat 3-0.

Me këto tri pikë, Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë.

Të ngjashme