Gjilani dhe Ledion Muça i ka ndarë rrugët pas gjashtë muajsh bashkëpunim.
Ka qenë klubi vetë që e ka njoftuar ndarjen mes palëve.
“Gjilani sot ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin e ardhur gjatë afatit kalimtar të verës, Ledion Muçën”.Të gjitha lajmet nga KF Gjilani
“Ndërprerja e marrëveshjes erdhi në mirëkuptim të dyanshëm dhe që nga dita e sotme, Ledion Muça nuk është më pjesë e skuadrës së Gjilanit”.
“Klubi e falënderon futbollistin dhe i uron suksese në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtari nuk ka arritur ta bëjë diferencën për çka kishte ardhur në Gjilan.