Komuna e Gjilanit po vazhdon të bëjë kontrollimin e qytetarëve që hyjnë nga qytetet tjera.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli ka njoftuar se qytetarët që po hyjnë në Gjilan nga Ferizaji, Prishtina, Vitia e Topanica do të kontrollohen për hyrje në komunën e Gjilanit.
“Po vazhdohet të bëhet kontrollimi dhe legjitimimi i qytetarëve të cilët po hynë në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet për arsye se disa komuna kanë hyrë në karantinë, përshkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Qytetarët që vinë nga këto vende, Ferizaji, Prishtina, Vitia e Topanica, do t’i bëhet kontrolli i vlerësimit për hyrje në Komunën e Gjilanit. Kjo po bëhet si masë shtesë e ruajtjes së qytetarëve, nga rritja potenciale e kësaj pandemie”, ka shkruar Ismajli.
Ai ka njoftuar se qytetarët që ndodhen jashtë do të mund të kthehen vetëm edhe sot deri në ora 17:00.
“Fatmirësisht, Komuna e Gjilanit, deri më tani nuk ka shënuar ndonjë rast shtesë me koronavirus, por, kjo nuk do të thotë që të mos vazhdoni ndjekjen e instruksioneve të dala nga organet kompetente. Poashtu, po bëhet verifikimi i qytetarëve që po hynë në Komunën e Gjilanit nga vendet e karantinuara, të cekura më lartë. Qytetarët e Gjilanit, mund të kthehen vetëm edhe sot deri në ora 17:00, nga vendet e karantinuara”, ka thënë ai.