Gjilani zyrtarizon ndarjen me Frashërin dhe Ferreiran

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy mbrojtësit Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira.

Dyshja kishin zbarkuar në Gjilan para një viti e gjysmë, ku arritën sukses të madh me klubin, duke e dërguar në gara evropian.

“Sport Club “Gjilani” njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme me futbollistët Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira”.

“Klubi i falënderon futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë duke i’u uruar njëherit suksese në karrierën e tyre sportive”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Gjilani kishte zënë vendin e dytë në kampionat sezonin e shkuar. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme