Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e kabinetit të informatikës për Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.
Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Kryetarit Lladrovci dhe Ministrit Shala, Gjimnazi në Drenas do të pajiset me kabinet të informatikës, me qëllim të promovimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë për nxënësit.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Ministrin Shala për mbështetjen financiare në fushën e informatikës, derisa ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tutje me qëllim të pajisjes së të gjitha shkollave me kabinet të informatikës. Ndërsa, edhe Ministri Shala e falënderoi Kryetarin Lladrovci për pritjen dhe gatishmërinë për realizimin e këtij projekti.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kabineti i gjimnazit në Drenas, do të pajiset me 25 kompjuter, 25 tavolina, 25 karrige, 2 3D printera, 50 set i mikrokontrollerave me senzorë, 2 smartboards, si dhe 19 laptopa.