Një lajm i mirë për Kosovën vjen nga Kenia. Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilat përfaqësuan Kosovën: Elena Hyseni dhe Fatlindë Zogaj janë dy shkencëtaret e reja kosovare që kanë marrë dy medalje ari (çmimi i parë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GOLDEN CLIMATE- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.
Ata i fituan dy medaljet e arit me projektet shkencore “Eko-beton / Rritja e performancës duke i përdorur mbetjet industriale si hiri i cili del nga termocentralet e Obiliqit dhe mbetjet e plastikës në mënyrë që të pastrohet ambienti dhe të krijohet një material i ri në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, një eko-bllok.” dhe “Jo më kimikale të dëmshme në ushqimin tuaj - ku me përdorimin e bykut dhe kërcellin e misrit prodhohen plehra natyrale ku më pas bimët janë rritur më shpejt dhe më shëndetshëm dhe në të njëjtën mënyrë nuk shkaktojnë problemet dhe sëmundjet që shkaktojnë plehrat artificialë.”
Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi 2000 projekte shkencore nga 70 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 180 nga 30 Shtete projekte finalistë.
Me 70 shtete nga gjithë bota dhe mbi 30 shtete të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin dy medalje ari në Garën ndërkombëtare: “Golden Climate International Enviromental Project Olympiad”. Kjo olimpiadë organizohet në Nairobi, Kenia, Afrikë
Pavarësisht moshës fare të re, ato kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.
Suksesi në Gjimnazin “Hasan Nahi” po kthehet në traditë. Vitin e kaluar nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga SHBA me medalje bronzi, ndërsa këtë vit fituan dy