Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se për momentin nuk ka asnjërast aktiv me koronavirus në komunën që e drejton ai. IKSHPK bëri të ditur shifrat e fundit, dhe tani më shumë se gjysma e të infektuarve janë shëruar.
’’Sipas informatës së fundit, të gjithë personat e ritestuar nga komuna e Gjakovës kanë dalur negativ ndaj Covid-19. Kjo do të thotë se aktualisht në komunën tonë nuk ka të infektuar. Ky është lajm shumë i mirë për Gjakovën dhe të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në menaxhimin e pandemisë meritojnë lëvdata dhe falënderime.’’, thotë Gjini.
‘’Poashtu, të gjithë ish të infektuarit meritojnë falënderim dhe respekt për diciplinën dhe vetëdijen e lartë qytetare që e kanë treguar në mbrojtje të të afërmve dhe bashkqytetarëve tjerë nga infektimi i mundshëm.
Sidoqoftë, sonte nuk mund të shpallim fitore. Në Kosovë, në rajon dhe në botë virusi ende qarkullon dhe ende ekziston mundësia e infektimit dhe e ripërhapjes së koronavirusit.’’, shton ai.
Gjini tutje bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të rregullave në mënyrë që sa më shpejt të shpallet fitorja ndaj pandemisë.