Gjini: Ditë e mirë për të votuar për komunën e demokracinë tonë

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini pas votimit ka bërë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Ai ka thënë se dritash procesi në këtë komunë ka shkuar mirë.

“Ditë e mirë për me votuar, ftojë qytetarë e Gjakovës dhe gjithë Kosovës për të dalë për të votuar, për demokracinë tonë, komunën tonë, por edhe për gjitha komunat tjera në Kosovës. Po duket që është gjitha në rregull po shpresoj që ka me shkuar gjithçka në rregull”, ka thënë Gjini.

Të ngjashme