Kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka folur lidhur me takimin e kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, sot gjatë ditës, pas ftesës së këtij të fundit, për të diskutuar lidhur me çështjet aktuale politike në Kosovë.
Gjini tha se Haradinaj ka shkuar në këtë takim, jo për shkak të Kurtit, por hatri i temës që ishte diskutuar.
Kurse, sa i përket deklaratës së Albin Kurtit në Bruksel se “Disa vende në Ballkan ende dominohen nga kriminelë lufte e paqeje”, Gjini tha se kryeministri duhet të ketë kujdes me deklaratat e tij.
“Unë nuk e di a oshtë a s’oshtë zotëri Kurti spiun i Serbisë. Mendoj që një kryeministër i Kosovës, meriton me u taku, dhe arsyeja e vetme që Haradinaj është takuar me Kurtin nuk është hatri i Kurtit, por hatri i temës. Pyetja e Ramush Haradinajt se nëse Albin Kurti është rekretuar nga shërbimet sekrete serbe ka pasur një retorikë brenda për brenda për shkak të deklaratave në Bruksel”, tha Gjini në RTV Dukagjini.