Gjini: Nëse sillemi sikur ta dinim se e bartim këtë virus dhe t’i mbrojmë tjerët, rastet e reja do të uleshin

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se nëse të gjithë sillemi sikur e bartim Coronavirusin dhe t’i mbrojmë të tjerët, rastet e reja do të uleshin drastikisht.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, në Kinë 4 nga 5 (80%) e të infektuarve e kanë marrë virusin nga persona që nuk e kanë ditur që e bartin.

Ky është postimi i plotë:

Statistikat në Kinë tregojnë se 4 nga 5 (80%) e të infektuarve me covid19 e kanë marrur virusin nga persona që nuk kanë shfaqur fare simptoma dhe nuk e kanë ditur që e bartin.
Prandaj, nëse të gjithë sillemi sikur ta dinim se e bartim këtë virus dhe t’i mbrojmë tjerët, rastet e reja do të uleshin drastikisht.

Dr. Sanjay Gupta CNN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme