Gjini pas takimit me ambasadorin norvegjez: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Gjini ka falënderuar ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe mbështetjes në proceset integruese.

Në takim, Gjini ka rikonfirmuar bindjen e tij se populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe kthimin e vendit në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.

Të ngjashme