Gjini: Sot kemi filluar testimet serologjike tek personeli arsimor, Gjakova është gati të fillojë mësimin

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, deklaroi se nga sot kanë filluar testimet serologjike tek personeli arimor që të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjini në Info Magazine bëri të ditur se Gjakova është e gatshme të fillojë procesin mësimor nga e hëna (14 shtator).

“Gjithçka që është kërkuar është gati për fillimin e mësimit këtë të hënë më 14 shtator”.

“Sot kemi filluar testimin serologjik të personelit arsimor dhe brenda dy jave besoj që të kemi të gjithë profesionitët e testuar për COVID-19 dhe kjo besoj se do të na ndihmojë të kemi një pasqyrë të qartë sa i përketë gjendjes me pandeminë”, deklaroi Gjini.

Gjini mes tjerash foli edhe për dy ekstremet më të mëdha rreth masave anti-covid sipas tij.

“Kemi pasur dy ekstreme, i pari është duke shpresuar që kur të mbyllemi për dy muaj do të kalojë virusi dhe e pamë që kjo gjë nuk ndodhi ndërsa ekstremi i dytë është hapja e menjëhershme sikur të mos kishte virus”.

“Duhet të mësohemi të jetojmë në këto rrethana, duhet të mësojmë që bëjmë biznes, të punojmë dhe të shkojnë fëmijët nëpër shkolla”.

“Gjatë pjesës së dytë të gushtit dhe fillimi i shtatorit tregon që qytetarët kanë filluar të mësojnë se si do të jetojnë me pandeminë, po respektohen rregullat”.

Gjini mes tjerash bëri thirrje që të hapen sallat e sportit dhe gastronomisë t’i zgjatet orari i punës.

Të ngjashme