Gjinovci: Masat e dëmtuan ekonominë, u bënë nga mosdija e veshur me petkun e fitimtarit arrogant

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka thënë se masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë të dështuara.

Ai ka thënë se këto masa nuk e ulin numrin e të infektuarave dhe dëmtojnë bizneset.

Gjinovci në Facebook, ka shkruar se po t’i lihej ndonjë zyrtari të Listës Serbe me dizajnuar një fiasko ekonomike për Kosovën, s’do të dinte të bëtë aq mirë.

Postimi i plotë i tij:

1. Masat e Qeverisë janë të dështume komplet. Pushimet masive në Shqipni dhe natyra gjysmake e masave e kanë pamundësu uljen e numrit të infektimeve, çka është edhe qëllimi i deklarum i masave.

2. Meqë rastet nuk ulen, i bie që bizneset janë dëmtu kot, pa asnjë nevojë.

3. Dami që iu është shkaktu bizneseve do të kompensohet pjesërisht nga buxheti, çka përbën damin e dytë ekonomik për vendin. (Ndërkohë rastet e infkektimeve nuk do të ulen).

4. Javën tjetër kur ndodhë hapja është Ramazan, e bizneset do të vazhdojnë me punu ma dobët. Rimëkëmbja e tyre do të ndodh shumë ma ngadalë se normalisht.

Konkludim: me ja pas lanë naj zyrtari të Listës Srpska me dizajnu një fiasko ekonomike për Kosovën, s’di a kish ditë kaq mirë me e aranzhu. Unë nuk besoj që këtë e bëni me qëllim Qeveria Kurti, por e bëni nga mosdija e veshun me petkun e fitimtarit arrogant.

“E keqja vjen nga mosdija” ka pas thanë para ma shumë se 2 mijë vjetve njoni në Greqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme