Analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje presidentës Vjosa Osmani që ti shpall zgjedhjet në komunat me shumicë serbe ku kryetarët kanë dhanë dorëheqje.
E ai po ashtu bëri thirrje që edhe në Kuvendin e Kosovës të zëvendësohen deputetët e dorëhequr dhe se institucionet duhet të tregohen të fuqishme.
“Pa humbur kohë Presidentja e Republikës duhet me i shpallë zgjedhjet në komunat ku kryetarët kanë dhanë dorëheqje. Kuvendi duhet me i zëvendësu deputetët e dorêhequr sipas radhës nga partitë tjera serbe. Shteti duhet me funksionu me arsyen e vet shtetnore, jo me politika ditore. Institucionet duhen me u tregu të fuqishme” ka shkruar ai.