Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili njihet edhe për mbështetjen që i bën Vetëvendosjes (VV’së) në publik, ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin të mirëseardhura, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Gjinovcit reagimet e shumta pas rezultatit të zgjedhjeve erdhën vetëm për shkak se personi më i votuar në vend është grua.
Ai në Pressing tha se zgjedhjet e reja do ta sqaronin dilemën e 0.5 përqind të votave të cilat ia pamundësuan Lëvizjes Vetëvendosje të arrijnë 50 përqindshin.
“Jam për zgjedhje të reja, ku ka më mirë se me dalë edhe një herë me votu. Unë jam për me shku edhe një herë në zgjedhje, sqarohet dilemma e 0.5 përqindshit që të çudit”, tha Gjinovci.
Ndryshe në emision ka qenë duke u zhvilluar debati rreth rezultateve përfundimtare të partive, e veçanërisht edhe për votat që Vjosa Osmani ka arritur të marrë në zgjedhje, që janë mbi 300 mijë.