Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas marrjes së pyetje nga Policia të dy aktivistëve të saj, raporton Ekonomia Online.
Rron Gjinovci e Dribran Hoxha janë shoqëruar në stacionin policor pas aksionit në Fakultetit Filozofik, gjegjësisht në ligjëratën e profesorit Bujar Dugolli, që ata po e akuzojë për plagjiaturë.
Avokatja, Rina Kika, tha se Gjinovci e Hoxha janë marrë në pyetje nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar, por që sipas saj, aksioni ka qenë paqësor.
Sipas saj, vepra për të cilën ata janë marrë në pyetje është e dënueshme nga tre muaj deri në tri vjet burgim.
“Këta dy aktivistë janë arrestuar nga policia e Kosovës dhe janë dërguar në stacion policor dhe janë marrë në pyetje lidhur me aksionin e tyre paqësor nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar”.
“Kjo vepër penale është e dënueshme prej 3 muaj deri 3 vjet. Këta aktiviste nuk do të duhej të merreshin ne pyetje. Të gjitha veprimet e aksionit ishin paqësore”.
Gjinovci ka sqaruar në detaje për aksionin duke thënë se kanë dashur që ta pengojë mbajtjen e ligjëratës të Dugolli, që Këshilli i Etikës e ka shpallur plagjiatorë.
Ai madje ka thënë se veprimet e tyre në kundërshtim të plagjiatorëve do të jenë të paparashikueshme.
“Ne sot kemi bërë aksion ku kemi hyrë në orën e plagjiatorit Bujar Dugolli ku me anë të fishkëllyesve kemi penguar mbajtjen e ligjëratës sepse Këshilli i Etikës ka shpall plagjiatorë. Në Evropës kur shpallet plagjiatorë largohen në të gjitha funksionet. Ne duam me qenë në Evropë, por duhet standarde etike. Kjo çka keni parë është aksion gueril. Shumë plagjiatorë dalin japin ligjërata para studentëve”.
“Na kanë akuzuar për pengim të personit zyrtar. Ai person është i shpallur plagjiatorë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Nga ORCA mund të prisni gjithçka veprimet tona do të jenë të paparashikueshme. Ne do të reagojmë konform situatës. Kjo është situatë alarmante dhe 7 plagjiatorë janë të shpërndarë në UP. Dënimet për ta janë qesharake”.
Edhe Dibran Hoxha tha se nuk do të lejojnë plagjiatorët që të ligjërojnë në UP, raporton EO.
“Sot kemi realizuar një aksion paqësor pranë Fakultetit Filozofik që kemi shprehur vullnetin që të moslejojmë plagjiatorë brenda UP-së”.
“Me 16 qershor Këshilli i Etikës ka marrë vendim me shpall plagjiatorë Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin. Sipas vendimet thuhet se ata me publikimin e artikulli i ka cenuar të gjitha rregullat etike. Kur punimi i tyre është larguar ka qenë fakt se është plagjiaturë”.