Gjira Kajtazi nëpërmjet një postimi të fundit i ka thënë disa fjalë të mëdha për Yll Limanin.
Këngëtari Yll Limani dje (e hënë) e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull ”Harrom” dhe kjo këngë u pëlqye shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Ylli mbështetje të madhe ka pranuar edhe kolegët këngëtarë, ndër ta Gjira Kajtazi e cila këtë e bëri nëpërmjet një Instastory.
‘’Bravo Yll Limani, mbras gjith këtyre viteve, e ke mbajt stilin tënd, kurrë s’ke dale jashtë vetes, për me ju përshtat tregut por ke kultivu muzikën që vrehet që buron nga zemra jote. Mbajeni origjinalitetin’’, ka shkruar Gjira pranë fotos.
Kujtojmë se ajo vetë nuk ka publikuar këngë të re qe një kohë të gjatë. Më e reja nga Gjira është nga jeta e saj private pasi pritet të bëhet nënë.
Lajmin për shtatzëninë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram.