Këngëtarja Gjira e cila për kohë të gjatë nuk është bërë e ‘gjallë’ në skenën muzikore duket se po shijon momentët më të bukura në jetë.
Ajo është në pritje të një fëmije e me anë të një postimi shihet kjo gjë më së miri.
“Për djalin tim .. E admiroj trupin tim dhe përpiqem të kap çdo ndryshim, jam shumë mirënjohëse për këtë përvojë dhe kam shumë emocione. Unë jam duke pritur një fëmijë të vogël. Faleminderit që më lejon të bëhem nëna jotë”- ka shkruar Gjira në këtë postim.
Skenës po i mungon Gjira e shpresojmë që ajo të rikthehet sa më shpejtë.