Vetëm pak ditë pasi Gjira është kthyer në ekranet tona me një këngë dhe klip të ri, këngëtarja ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për t’i falënderuar të gjithë fansat për dashurinë dhe mikpritjen, njofton Klan Kosova.
Por kjo nuk është e gjitha, Gjira përmes këtij statusi tha se ka mësuar shumë gjatë këtyre dy vjetëve mungesë dhe se muzika për të nuk është para dhe nuk e vlerëson veten sipas klikimeve.
“Shumë FLM Per dashurinë dhe mirpritjen e juve … Shpresoj Qe kenga ju solli energji positive dhe knaqesi … Kam mesu ️shume Ne kto dy vitet te fundit … Besoj Qe gjithkush ka nevoj me i mungu ndonjehere vetvetes per me qene ne gjendje me reflektu Ne shpirtin e vet … Per me vlersu Forcen dhe rendsine e veprave Ne jete Qe Vetem Ne distanc kjartesohen … Muzika Per mu sesht lekë € … As Nuk e vlersoj veten sipas klikimeve … Kto gjera kurr Skan pas rendsi Per mu … Njerzit Qe me njofin personalisht e din Qe kurr ska me m’hanger palla Cfar mendojn te tjeret ? Peace Out .. Shume Dashuri”, ka shkruar këngëtarja.