Gjirokastër: Digjet një automjet, flakët përhapen me shpejtësi drejt dy fshatrave

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth. Ngjarja është raportuar rreth orës 12:39, kur Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër është njoftuar nga Policia e Shtetit për automjetin që po digjej.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi i patrullimit. Me mbërritjen e tyre, zjarrfikësit kanë konstatuar se flakët kishin dalë jashtë kontrollit. Prania e barit dhe shkurreve të thata, e favorizuar edhe nga era, ka bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël, shkruan rtsh.al.

Për shkak të përmasave të zjarrit, në terren është angazhuar i gjithë efektivi i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim ndalimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e rrezikut për zonat e banuara. Për momentin nuk bëhen të ditura të dhëna për persona të lënduar, ndërsa po punohet për vënien nën kontroll të situatës.

“Në orën 12:39, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit për një automjet që po digjej në rrugën e fshatit Tërbuq.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis grupi i patrullimit. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe favorizuar nga era, ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, i cili po vijon punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme