Gjithçka është gati, mësohet data kur do të prezantohet Mbappe

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Më 16 korrik, stadiumi “Bernabeu” do të jetë i mbushur me plot 80 mijë tifozë për ta parë nga afër prezantimin e Kylian Mbappes. 

Mbappe do të hyjë në stadium me fanellën e bardhë me numrin nëntë. Do të ketë edhe fishekzjarrë, ndërsa atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në prezantimin e yllit francez.  

“Do të jetë prezantimi më i mirë që është bërë për një futbollist”, kanë thënë te klubi madrilen, shkruan gazeta spanjolle “AS” të mërkurën. 

Numri 10-të do të bartet edhe për një edicion nga mesfushori kroat, Luka Modric.

Të ngjashme