Gjithçka gati për “Ditët e Kulturës Ferizaj 2018”

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 13:27 | Nga

Nesër në Ferizaj do të fillojnë “Ditët e Kulturës” një eveniment i kulturës i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore, aktivitete këto që organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, hapja solemne e “Ditëve të Kulturës” do të bëhet me festivalin e fëmijëve “Fëmijët e Gëzuar”. Me ç’rast ky festival do të shënoje edhe 30 vjetorin e themelimit.

“Artdashësit dhe dashamirësit e kulturës kanë një rast të mirë të njihen me rrjedhat e krijimtarisë kulturore dhe t’i shijojnë ato vlera që po krijohen në këtë mjedis”, ka thënë Murati-Shabani.

Ajo në mënyrë të detajuar ka dhënë edhe agjendën e këtyre ditëve, me ç’rast janë planifikuar edhe aktivitete nga më të ndryshmet kulturore e sportive.

Ndërkaq drejtori i festivalit “Fëmijët e Gëzuar”, Nazmi Aliu, është shprehur se ne këtë festival konkurrenca ka qenë e jashtëzakonshme, ndërkaq nga juria profesionale janë zgjedhur edhe këngët konkurruese.

Manifestimi “Ditët e Kulturës” do të mbahet deri me datën 12 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme