Gjithçka gati për dorëzimin e flamurit shtetëror tek ekipi i Kosovës për Lojërat Olimpike

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë përgatitjet për dorëzimin e flamurit shtetëror ekipit që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.

Këtë dorëzim do ta bëjë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një ceremonie e cila do të zhvillohet në Gërmi, përcjell Klankosova.tv.

Shumë qytetarë janë mbledhur që ta shohin nga afër këtë ngjarje, e cila pritet të fillojë së shpejti.

Ndryshe, Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Tokio.

Të ngjashme