Gjithçka gati për momentin e shumë pritur për Adelina Tahirin Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret e cila kohëve të fundit ka qenë cak i medieve rozë, ku u përfol për martesën e saj, pritjen e fëmijës së parë si dhe stilin luksoz të jetesës.
Këngëtarja i dha fund beqarisë në dhjetor të vitit 2017, ajo u martua me avokatin maqedonas, Serjozha Markov,
Pritjes së fëmijës së Adelinës e cila do të bëhet nënë për herën e parë si duket po i vie fundi. Këngëtarja në fund të muajit gusht do të sjellë djalin e saj për të cilin ka vendosur ta quaj JON.
Përmes postimeve të këngëtares në rrjetet sociale, gjatë periudhës së shtatzënisë u pa se dhuratat për të birin e saj kanë filluar shumë herët.
Por, në muajin gusht përgatitjet kanë filluar të jenë në mënyrë intensive nga çifti. Me 18 gusht Adelina kishte organizuar një Baby Shower, për të cilin ishte përkujdesur deri në detajin më të vogël që kjo festë të mbetet kujtimi më i mirë për këngëtaren.
Pas kësaj feste rendi i vjen dhe dhomës së vogëlushit për të cilën çifti ka vendosur të jetë me ngjyrë të bardhë dhe dekorime ngjyrë të kaltër, transmeton RTV21.
Adelina nëpërmjet një videoje në instastory, ka zbuluar disa pamje nga dhoma e mbushur me plotë dhurata për të brin e saj. Si duket gjithçka është gati për momentin e shumë pritur të çiftit për tu bërë prind.