“Gjithëpërfshirja ndërton një shoqëri të barabartë”, atmosferë solidariteti në programin artistik për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 13:50 | Nga Diellza Gashi

Me e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u zhvillua një program kulturor–artistik i organizuar nga nxënësit dhe Këshilli Studentor ku u theksua rëndësia e përfshirjes dhe mbështetja e çdo fëmije me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Shkollës “Përparimi, Drita Dushi,  “aftësi të kufizuar” duhet zëvendësuar me konceptin e gjithëpërfshirjes, si dhe se një shoqëri e barabartë ndërtohet vetëm përmes respektit dhe bashkëpunimit.

“Jam shumë e emocionuar. Shpreh mirënjohje për këtë organizim të tillë, me të vërtetë ndihemi të emocionuar dhe është hera e parë që bënë dikush për ne, sot ju nxënësit e shkollës, këshilli studentor na keni dhënë mësimin më të mire që asnjëherë nuk duhet të përdoret termi ‘aftësi e kufizuar’ por te japim termin ‘gjithëpërfshirje’. Vetëm së bashku ne mund të sigurojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse që respektohet gjithsecili dhe çdo nevojë ndryshe është pasuri për vendin tonë. Sot treguan në këtë program fëmijëve tanë që janë me nevoja të veçanta që nuk janë asnjëherë vetëm, do te kenë vëllezër motra që do ta mbështesin. Dhe neve mësimdhënësve na kemi dhënë një mësim të mire që ta dërgojmë gjeneratat tonë dhe na keni motivuar”, u shpreh ajo.

Programi u pasurua me aktivitete të ndryshme kulturore, përfshirë valle tradicionale, këngë shqiptare, recitime dhe skeçe, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e përfshirjes sociale, solidaritetit dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta. Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova përgatitën 111 dhurata simbolike për nxënësit e Shkollës “Përparimi”, duke dëshmuar shembullin më të mirë të vlerave humane.

Po ashtu në program morën pjesë, Mehmet Nedim Aslan, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Maarif në Kosovë, prof. Kyvete Shatri, Prodekane e Fakultetit të Edukimi, si dhe përfaqësuesja e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Leira Musliu.

Ndër të tjera, programi përfshiu fjalime përshëndetëse, program artistik nga nxënësit e International Maarif Schools of Kosova, shfaqje drame në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Edukimit, si dhe një ekspozitë artistike në hollin e fakultetit. Në përfundim u shpërndanë dhuratat simbolike për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke përçuar mesazhin e solidaritetit dhe përfshirjes sociale.

Aktiviteti është organizuar nga International Maarif Schools of Kosova, në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Edukimit.

Të ngjashme