Haxhi, një nga pesë shtyllat e fesë islame, po zhvillohet ndërsa Arabia Saudite, një mbretëri ultrakonservatore po përjeton ndryshime të paprecedentë.
Grave u lejohet gjithashtu të nisin pelegrinazhin që nga muaji qershor por autoritetet janë në të njëjtën kohë mjaft të vendosura përballë çdo zëri disident.
Rreth 1,7 milionë pelegrinë kanë mbërritur tashmë nga të katër cepat e botës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara.
Për të pasur lehtësira në këtë ngjarje gjigante, pelegrinët do të përfitojnë nga një numër në rritje i aplikacioneve, në gjuhë të ndryshme, në telefonat e tyre celularë.
Ritualet do të nisin të dielën dhe do të zgjasin deri të premten nën një diell përvëlues me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius. Pritet ende prania e qindra mijëra pelegrinëve që do të dynden drejt qytetit të shenjtë të Mekës ku grupet mbajnë ngjyra të ndryshme sipas vendit të tyre të origjinës, për të mos humbur në mesin e turmës.
Disa pelegrinë shfaqen duke shtyrë prindërit e tyre të moshuar në karrige me rrota, ndërsa disa të tjerë ndalojnë për të blerë një akullore apo për të zhvilluar një telefonatë video me të afërmit nga ana tjetër e planetit