900,000 formularë janë plotësuar që kur ka hyrë në fuqi ky detyrim, në fund të shtatorit. Kush nuk e ka formularin me vete, gjobitet me 100 franga
Formulari elektronik për hyrje në Zvicër (PLF) është bërë prej tashmë disa javësh standard për të gjithë ata që udhëtojnë. Ata që nuk e plotësojnë rrezikojnë të gjobiten dhe kjo u ka ndodhur tashmë rreth 200 personave, shkruajnë gazetat e grupit Tamedia.
Nëse, në rast kontrollimi nuk e keni formularin e mbushur me vete, do të dënoheni me një gjobë prej 100 frangash, transmeton albinfo.ch. Sipas mediave në fjalë, këto gjoba tashmë u janë dhënë 200 personave.
Emri, adresa dhe numri i telefonit celular janë ato që kërkohen në formular pastaj emërtimi i mjetit të udhëtimit dhe numri i pasaportës apo letërnjoftimit.
900,000 formularë janë plotësuar që kur ka hyrë në fuqi ky detyrim, në fund të shtatorit. Zyrtarët e Administratës Federale të Doganave kryejnë kontroll prej rasti në rast (sipas parimit të mostrës) në kufijtë e Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Përzgjedhja e personave të testuar bëhet “bazuar në rrezik dhe në varësi nga situata”.