Gjoba për “fake news”: Ligji parashikon edhe mbylljen e portaleve në Shqipëri

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Paketa anti-shpifje e miratuar nga qeveria një ditë më parë parashikon masa drastike ndaj portaleve “online”, që publikojnë lajme “fake news”.

Hapi i parë është legalizimi i tyre, zbardhja e pronësisë dhe burimeve të financimit. Gjithashtu mediat “online” tani do të kontrollohen nga “AMA”.
Është këshilli i ankesave në këtë institucion që do të kujdeset, për të shqyrtuar edhe ankesat që bëhen, për publikimet “online”, që në shumicën e rasteve bëhen në media, të cilave nuk u dihet pronari apo autori i shkrimit.

Ndryshimet në ligje parashikojnë gjoba dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve. Personat e cënuar sipas ligjit të ri ankohen në këshillin e ankesave pranë “AMA-s”, dhe nëse media “online” nuk bënë sqarimin, atëherë merren masa me gjoba, që nisin nga 100 mijë deri në një milionë lekë. Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik.

Ligji parashikon rastet kur media “online” mbyllet për periudha të ndryshme, nëse në një vit publikon tre “fake news”, bllokohet 24 orë, nëse bënë katër “fake news”, bllokohet një javë dhe me pesë “fake news”, bllokohet për një vit.

Paketa anti-shpifje është një ndërhyrje në disa ligje dhe shpejt do të kalojë, për votim edhe në kuvend. Por kjo paketë ka shkaktuar debate. Ekspertët e medias përshëndesin nismën për regjistrimin e mediave “online”

Pezullimet ndaj ligjit anti-shpifje:

-Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.

Gjobat:
– Me gjobë nga 100 000 lekë deri në 1,000,000 lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji.

– Me gjobë në masën 800, 000 lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme