Inspektorët e Skenderajt në “aksion” pas rritjes së çmimit të vajit

| 10 Mar 2022 | 18:08 | Nga

Kryetari i Komunës së Skënderajit, Fadil Nura, ka njoftuar se ka gjobitur një dyqan afarist, që kishte ngritur çmimin e vajit.

Komuna ka gjobitur biznesin me 1 mijë euro, pasi ngriti çmimin e vajit në 3 euro e 49 centë.

Sipas kryetarit Nuraj, ky ndëshkim do të vazhdojë për të gjithë ata që tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

“Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit” ka thënë Nura.

Të ngjashme