Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj me datën 13.10.2024  rreth orës 21:50 në rrugën ’’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : E.K (M/K) i moshës vjeçar 18 vjeçar dhe A.O ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë,  ku në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 125 km/h, duke rrezikuar veten e tyre dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për dy shoferët.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme