Policët e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar shoferin e autobusit V.M (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili me autobus ka bërë tejkalimin në vijë të plotë të një veture.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Kjo informatë është dërguar nga një qytetar me fotografi.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.