Policia e Kosovës për 24 orë ka gjobitur 533 persona të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.
Masat anti-Covid të cilat janë vendosur nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nuk po respektohen nga të gjithë qytetarët e vendit.
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 533 gjoba, për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 është në fuqi nga 26 gushti.
Në bazë të këtij ligji, personat që nuk bartin maskën, si masë mbrojtëse nga koronavirusi, dënohen me 35 euro gjobë.