Gjobitet Bellingham, shkak gjesti provokativ në ndeshjen ndaj Sllovakisë

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori anglez Jude Bellingham është dënuar nga UEFA pasi u shfaq duke bërë një gjest ofendues në fitoren e ekipit të tij ndaj Sllovakisë.

Bellingham do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Anglisë kundër Zvicrës të shtunën për një vend në gjysmëfinale pasi UEFA të premten vendosi për një ndeshje moslojë, por tha se kjo masë ” zbatohet menjëherë dhe i nënshtrohet një periudhe prove” prej një viti.

Mesfushori i Real Madridit do të duhet të paguajë një gjobë prej 30 mijë eurosh.

UEFA tha se dënimi ishte “për shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së mirë” në lojën e Sllovakisë.

Bellingham më parë mohoi se bëri gjeste provokative ndaj stolit tëë Sllovakisë, shkruan Associates Press, transmeton Klankosova.tv.

“Një gjest me shaka nga brenda ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë përveç respektit për mënyrën sesi luajti sonte skuadra e Sllovakisë,” shkroi Bellingham në X.

UEFA gjithashtu gjobiti Anglinë me 11 mijë euro për shqetësimet e turmës dhe “ndezjen e fishekzjarreve” në ndeshjen e Sllovakisë.

Të ngjashme