Gjobitet dhe i hiqet patentë-shoferi për përdorimin e dritave rrotative në Ferizaj

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rajonit të Ferizajt ka gjobitur me 500 euro dhe ia ka hequr patentë-shoferin për tre muaj një 40-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar automjetin me drita rrotative në qytet.

Sipas autoriteteve, ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

“Më datë 27.01.2025, rreth orës 18:00, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj – Prishtinë. Por pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta ftojë në stacionin policor drejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç. Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme