Një 44-vjeçare është gjobitur nga policia në Ferizaj pasi e njëjta është incizuar duke tejkaluar në vijë të plotë.
Përmes një komunikate për medie, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , ne një rrugë të qytetit të Ferizajt.
“Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë”, thuhet në komunikatë.
Tutje policia sqaron se “e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë.