Kolegjiumi i Arsimit thotë se MAShTI është vonuar me vendimin për subvencionim të librave, do të ketë vonesa në furnizim

Prishtinë | 13 Gus 2024 | 15:32 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Kolegjiumit të Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Muhamet Gjoka, ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është vonuar me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Gjoka ka thënë se marrë parasysh rrjedhojën e këtij procesi vitin e kaluar, kur subvencionimi ka vazhduar deri në maj të këtij viti, nxënësit rrezikojnë të mbesin pa libra më 2 shtator, kur edhe pritet që të fillojë viti i ri shkollor 2024-2025.

Ai ka thënë se në takimin që kanë mbajtur të martën me ministren Nagavci, kanë shprehur shqetësimin për këtë çështje.

“Ne sot patëm një takim në MAShT, ku në kuadër të pikave të rendit të ditës ishte edhe përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor. Në këtë pikë është diskutuar dhe është kumtuar informata që edhe këtë vit do të shkohet me subvencionim të teksteve shkollore. Ne në cilësinë e kryesuesit të Kolegjiumit të Arsimit, e shprehem shqetësimin tonë për vonesën në këtë proces, marr parasysh kohën e shkurtër të fillimit të vitit të ri shkollor dhe përvojën e vitit paraprak ku subvencionimi ka vazhduar me muaj të tërë deri në maj të këtij viti”.

“E kemi ngritur si shqetësim dhe e konsiderojmë që jemi vonë për shkak se edhe në takimin e fundit në MAShT, që e kemi mbajtur në qershor, si Kryesues i Kolegjiumit kemi kërkuar që të kryhen të gjitha procedurat që furnizimi me tekste shkollore, me rastin e fillimit të viti të ri shkollor, nxënësit t’i kenë tekstet shkollore pa dashur me paragjyku formën, mënyrën qoftë shpërndarjen në shkolla, apo subvencionimin e teksteve shkollore”, ka thënë ai.

Gjoka ka thënë se si Asociacion, pas këtij vendimi, kanë marrë ankesa edhe nga prindërit për kohën e shkurtër që është vendosur.

“Sigurisht që procesi ka pasur shumë sfida, sfidat kanë qenë evidente dhe dyshojmë që Ministria në rastin konkret do t’u japë përgjigje të gjitha sfidave dhe nuk do të ketë vonesa në furnizim me tekste shkollore. Marr parasysh kohën e shkurtër konsiderojmë që jemi jashtëzakonisht vonë dhe marr parasysh kompleksitetin e procesit, sepse sfidat janë të ndryshme ne vetëm kemi filluar që të marrim ankesa, ose informatë prej prindërve, për formën për mënyrën dhe konsiderojmë që kjo do të zvarrit procesin e furnizimit më tekste shkollore”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo formë e furnizimit me libra shkollorë nuk ka qenë forma e duhur, marr parasysh vonesat në furnizim vitin e kaluar.

“Ministria është në dijeni për sfidat për problemet sepse janë përcjellë edhe në MAShTI. Komunat kanë mbajtur statistika për të përcjellë procesin e furnizimit me tekste shkollore. Sa i përket formës së subvencionimit me vetë fakti që ka pasur vonesë në furnizim vitin e kaluar dhe subvencionimi ka vazhduar deri në maj të këtij vitit tregon që nuk ka qenë forma e duhur apo të paktën përgatitjet nuk janë bërë të duhura që furnizim me tekste shkollore të jetë me 1 shtator me rastin e fillimit të viti të ri shkollor”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme