Gjoshi: Arben Vitia po ikë nga beteja, shëndeti i qytetarëve kurrë nuk ka qenë prioritet i tyre

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka goditur vendimin e Kurtit për të shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në mes të pandemisë.

Kjo, sipas Gjoshit “është tregues i qartë se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie”.

“Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Betim Gjoshi.

Postimi i plotë:

Ani thojshin a rrëzohet Qeveria në pandemi. Qe, e rrëzuan Ministrin e Shëndetësisë mes pandemie, kur gjendja është në buzë gremine dhe çdo ditë po shënohen mbi 1000 raste. Kandidimi i Doktor Mindilit është tregues i qartë se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe është dështim në menaxhimin e pandemisë. Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë.

Të ngjashme