Gjoshi: Kryeministri Kurti po i shërben Serbisë, më shumë se Vuçiqi

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po i shërben Serbisë, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mënyra se si ai çdo ditë i trajton zyrtarët e lartë të SHBA-ve, tregon se është në shërbim ndaj Serbisë, që nuk mund ta bëjë as Vuçiqi.

Ai ka thënë kështu derisa ka komentuar deklaratën e Kurtit se Escobar është më bujari me Serbinë.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë!

Po-po, po i shërben Serbisë!

Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij.

Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.

Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar.

Të ngjashme