Gjoshi: Kur t’i rrisim pagat, Kurtit do t’i vijë marre për vendimet e tij

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Betim Gjoshi nga Partia Demokratik e Kosovës është shprehur se Bedri Hamza si kryeministër do të rrisë pagat shumë më shumë se janë sot, duke i quajtur sot më serioze, teksa thotë se kryeministrit Albin Kurti do t’i vijë marre kur t’i sheh.

Po ashtu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Gjoshi shton se Hamza do të merret me problemet më të madha të qytetarëve të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kosto e jetesës, nëse është arsimi, shëndetësia, papunësia këto temat kryesore që qytetarët e Kosovës i kanë, Hamza do të iu jap zgjidhje, do t’i jap zgjidhjet jo në fund të mandatit, por në fillim. Sa do të jenë pensionet, sa do të jenë pagat, sa do të jetë mbështetja në sektorin privat, për afaristët e rinj, për veteranët e luftës, të gjitha”, tha Gjoshi.

“Për besë propozimet e pagave të zotit Kurti do të duken qesharake, atij ka me i ardhë marre, ndoshta nis dhe t’i ndërroj ato vendime, sepse tonat do të jenë shumë më serioze, punëtorët në Kosovë meritojnë më shumë”.

Të ngjashme